Ditën e sotme u shënua skandali i radhës në Elbasan, ku kryetarja e gjykatës Enkeleda Kapedani e pashqetësuar fare se qytetinë fjalë është në pushtetin e krimit dhe se në muaj regjistrohet më shumë se një ekzekutim, pozon e lumtur dhe me muzikë në Tik-Tok me këngë të tipit “Mafia, dh*pi, e bardha”. Por, jo vetëm kaq, ajo e përdor Gjykatën si një pasarelë modelingu dhe jo si një institucion që duhet të dënojë kriminelët.
Pak më parë kryegjyqtarja e Elbasanit reagoi për mediat duke thënë se ajo nuk ka me emrin e saj rrjet social “TikTok”.
Ndërkjohë, në një njoftim të ILD-së thuhet se:
Kodi etikës për gjyqtarë shkruan se duhet të kenë “sjellje të hijshme dhe vetë përmbajtje”. Ky kod sjelljeje mbikëqyret nga vetë kryegjyqtarja e cila është e para që nuk e ka zbatuar atë.


