Izmir Senaj, 28-vjeç është arrestuar në Angli pasi ishte futur disa herë në testimet e teorisë për marrjen e patentës në emër të personave të tjerë. Ngjarja në fjalë po bën xhiron e rrjetit. Senaj e lidhte kokën me fasho dhe futej në testime për të tjerët. Ai u kap nga anëtari i stafit të një qendre testimi, i cili e njohu dhe thirri policinë.
28-vjeçari është arrestuar me dy vite dhe katër muaj burg për katër akuza për mashtrim. Për ironi, shqiptari ishte arrestuar edhe në të shkuarën për të njëjtin krim. Por, siç duket “zemra i ndahet” nga zanati i vjetër. Për kokën e mbuluar me fasho ai nxirrte justifikime të ndryshme. Avokati i tij tha se klienti vepronte i vetëm, ndërsa gjyqtari kishte dyshime se bëhet fjalë për një grup të organizuar.
Burimi: metro.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA
