Shokë të ngushtë që nga koha e MJAFT, e sot të tre me poste të rëndësishme në qeveri, duket se treshja Veliaj-Fuga-Mazniku kanë vendosur t’i kalojnë pushimet bashkë në Jug. Ata kanë pozuar nga Butrinti sëbashku me Eri Sulon, drejtorin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Njohjet e tyre me Sulon kanë nisur po ashtu që nga koha e lëvizjes në atë kohë opozitariste MJAFT, e duket se tashmë janë ritakuar për të kujtuar kohërat e vjetra.