Greqia mëson nga Izraeli/ Kërkon të ndërtojë “Kupola të Hekurta” për t’u mbrojtur nga Turqia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2021, 15:48

E gjithë bota i ka sytë te lufta mes Izraelit dhe Palestinës e cila sa vjen e rritet e pasojat e saj janë shumë të rënda. Luftimet mes dy vendeve kanë nisur që para një jave edhe ende nuk kanë mbaruar, ku 198 njerëz kanë humbur jetën, përfshirë 58 fëmijë. Ndërsa sulmet me raketa dhe bomba shtohen çdo ditë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është "Kupola e Hekurt" e Izraelit e cila ka një normë përgjimi midis 85 dhe 90 përqind të raketave që drejtohen drejt zonave të populluara. "Kupola e Hekurt" përfshin një seri radarësh zbulimi dhe gjurmimi dhe kompania e cila e ka prodhuar pretendon se ka përgjuar më shumë se 2.500 kërcënime me një sukses më të madh se 90%.

Por duket se nga mënyra se si Izraeli po mbrohet me anë të "Kupolës së Hekurt" po mësojnë edhe vende të tjera të botës. Mediat greke kanë raportuar se edhe Greqia po merr në konsideratë ndërtimin e këtyre kupolave në ishujt e Egjeut. Pas tensioneve gjithnjë e në rritje me Turqinë dhe faktin se ushtria turke është e pajisur me një flotë të madhe me avionë pa pilotë që veprojnë në Egje dhe Mesdheun Juglindor, Greqia është vazhdimisht në kërkim të mënyrave alternative mbrojtjes ndaj tyre.

Greqia po merr në konsideratë krijimin e "Kupolave ​​të Hekurta" të vogla pothuajse në çdo ishull të Egjeut. "'Kupola e Hekurt' mund të përdoret për të mbrojtur ishujt grekë nga sulmet me raketa ose zjarri artilerie që vijnë nga brigjet e kundërta të Azisë së Vogël, në rast të një konflikti greko-turk. Aftësitë e armës janë të tilla që sigurojnë që edhe raketat me rreze të shkurtër mund të përgjohen përpara se të arrijnë objektivin e tyre, duke mbrojtur kështu bazat ushtarake greke dhe civilët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit