Protestohet kundër ngacmimit seksual që iu bë të miturës në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2021, 12:44

Me protestë e pankarta në duar qytetarët kanë dal para MAShTI në lidhje me rastin në shkollën “Faik Konica”, ku një vajzë e mitur ishte ngacmuar seksualisht nga disa nxënës të po kësaj shkolle.

Ngjarja që ka tronditur të gjithë, është përshkruar përmes pankartave e thënieve “Mos e Normalizo Abuzimin seksual”, “Shkolla të sigurta për vajza”, “Çka ka shpija kallëzon fëmija”, “Poshtë sistemi që mundëson me abuzu”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut, kanë kërkuar që kjo situatë të trajtohet me prioritet dhe që të gjendet një zgjidhje për këtë situatë, e që raste të tilla mos të përsëriten asnjëherë.

"Ne sot duam ta kthejmë vëmendjen te ministria dhe t’ua bëjmë edhe një herë me dije që këtij neglizhimi institucional duhet t’i vije fundi dhe që jeta e siguria e vajzave në shkolla është në rrezik dhe si të tillë duhet adresuar përmes politikave të mirëfillta e të drejta gjinore. Prandaj, kërkesat tona janë të qarta: 1. Futja e edukatës seksuale në shkolla; 2. Ambiente të sigurta për nxënëset/it; 3. Punësimi i punëtoreve/ëve sociale dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat. Ne nuk do të ndalemi deri sa të realizohen këto tri kërkesa. Deri sa vajzat dhe gratë të jetojnë të lira noa çfarëdo lloj dhune dhe kontrolli, kudo që ato janë”, thanë mes tjerash protestuesit.

Përderisa Policia e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit