90% e pacientëve me COVID-19 që po trajtohem në Infektivë, janë në oksigjenoterapi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2021, 12:30

Drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka deklaruar se në këtë klinikë javët e fundit kanë pasur rënie të numrit të rasteve me Covid-19. Ai ka thënë se 60 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ku prej tyre 90% janë në oksigjenoterapi.

Sipas tij, Klinika Infektive që nga 13 marsi vazhdon të jetë klinikë Covid dhe se janë duke trajtuar vetëm pacientët me Coronavirus.

“Klinika Infektive që nga 13 marsi 2020 vazhdon të jetë klinikë Covid dhe vazhdon të trajtojë vetëm raste me Covid-19”, tha ai për EO.

Sipas tij, nëse bie edhe më shumë numri i rasteve të hospitalizuara me COVID-19, do të diskutohet që të ofrohen edhe shërbime tjera.

“Nëse vazhdon ky numër të bie edhe më shumë sigurisht që do të diskutohet në nivel të mekanizmave të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar me qëllim që të merret vendimi se a mund të fillojë Klinika Infektive edhe më shërbime tjera. Por momentalisht Klinika Infektive trajton vetëm pacientë me Covid-19″, ka deklaruar ai.

Përndryshe, IKSHPK dje ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë testuar gjithsej 3,377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 106 914 raste nga 568 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 225 raste të vdekjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit