Sot, një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.05.2021, 10:36

Data 17 Maj i vitit 2020 nuk do të harrohet lehtë. Kjo për shkak të ngjarjes tronditëse që ndodhi në Tiranë. Shëmbja e e Teatrit Kombëtar shënoi fitoren e betejës 20-vjeçare të kryeministrit Edi Rama me artistët, por edhe gjithë shqiptarët. Ishte ora 04:00 e mëngjesit të 17 Majit të vitit shkuar, kur fadromat nisën shembjen e godinës. Në ndihmë shkuan forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s, të cilat nxorën jashtë aktorët dhe aktivistët e ngujuar brenda godinës. Jo të pakta kanë qenë tentativat e artistëve për të ndaluar shembjen e teatrit, që çuan edhe në tensione e përplasje të forta mes tyre dhe efektivëve të policisë.

Në kundërpërgjigje artistët që protestonin u shpërndanë nga policia, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan në komisariat. Por përplasjet nuk i penguan aspak fadromat të vijonin me prishjen e teatrit edhe me zbardhjen e ditës. Pavarësisht rezistencës, uniformat blu formuan një kordon mbrojtje që kundërvepronte sa herë tentohej që të çahej nga protestuesit. Rezistenca e qytetarëve për mbrojtjen e teatrit vijoi edhe gjatë paradites. Në mesditë artistët që u shoqëruan gjatë natës iu bashkuan protestës, duke mos e fshehur dhimbjen për shëmbjen e godinës.

Vlen të thuhet se kjo shembje nuk u ideua më 17 Maj, por rezulton e ideuar që në vitin 2002 nga ish-kryebashkiaku i Tiranës së atëhershëm, Edi Rama, por që nuk u realizua dot për shkak të rezistencës së artistëve. Shembja u rikthye si temë diskutimi sërish në vitin 2018, atëherë kur Edi Rama ishte më i “fuqishëm”. Më pas ndërhyrja e politikës bëri që artistët të përçaheshin, ku u ndanë në dy palë pro dhe kundër shembjes përmes peticioneve, teksa Rama vijonte me përpikmëri planin e tij.

Plani ishte që teatri do të ndërtohej me Partneritet Publik Privat, gjë e cila hasi kundërshtinë e hapur të artistëve. Në funksion të realizimit të shembjes dhe ndërtimit me PPP të teatrit, Ministria e Kulturës e drejtuar nga ish-ministrja Mirela Kumbaro hartoi një ligj special, me qëllim shembjen dhe ndërtimin e teatrit nga kompania private “Fusha”. Një muaj para shembjes kompania “Fusha” u tërhoq nga gara dhe Bashkia e Tiranës premtoi se teatri do të ndërtohej me para publike.

Me një vendim qeverie teatri i kaloi Bashkisë dhe me një vendim të këshillit Bashkiak të mbajtur online në kushtet e pandemisë u vendos shembja e Teatrit Kombëtar, e cila u realizua në orët e vona të natës së 17 Majit 2020, duke finalizuar në këtë mënyrë përpjekjen 20-vjeçare të kryeministrit Rama.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit