Të sëmurës me kancer nuk ia japin vaksinën anti-Covid

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2021, 10:10

Shumë qytetarë po hasin në probleme për të aplikuar për marrjen e vaksinës anti-Covid19.

Kështu ka ndodhur edhe sot tek salla “1 tetori” në Prishtinë, ku dy qytetare janë ankuar për mos informim të duhur nga ana e institucioneve.

“Kam ardhur para disa dite, nuk më kanë njoftuar se duhet të aplikoj apo ta konfirmoj siç po thonë këta, tash erdha prap dhe më thanë je duke pritur kot se nuk ke aplikuar. Kjo është e mundimshme, me rregull këta do të duhej të vinin të më vaksinonin në shtëpinë time, pasi e kam gjendjen shëndetësore që nuk mund të lëvizi shpesh, jam e sëmurë, kam diabet, jam e operuar prej trombozës…”, .

Një tjetër e moshuar, ka treguar se është e diagnostifikuar me kancer, por ka bërë të ditur se ka mbetur pa vaksinuar që dy herë.

“Që dy herë vij këtu, nuk e di datën kur kam qenë më herët edhe sot. Unë jam e sëmurë me kancer, tash e dy vite jam me terapi dhe kjo është maltretim për neve”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se para disa ditësh është kritikuar mjaft shumë edhe organizimi i vaksinimit me vaksinën anti-Covid19 për të moshuarit, pasi që nga tollovia e krijuar është rrezikuar edhe përhapja më e shpejtë dhe e lehtë e virusit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit