Studimi: Covid lë pasoja me ereksionin tek meshkujt edhe pasi janë shëruar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.05.2021, 00:43

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i “Miami” kanë arritur në disa rezultate provizore se Covid mund të infektojë organin riprodhues mashkullor dhe pasojat të qëndrojnë për muaj me radhë edhe pas shërimit duke shkaktuar mosfunksionim erektil. Megjithatë, studimi do kërkojë hapa të tjerë më të avancuar për shkak se paraprakisht testet kërkimet janë kryer në një numër ta kufizuar pacientësh. Koronavirusi SARS-CoV-2 gjithashtu mund të infektojë indet e penisit dhe të mbetet në të për muaj me radhë pasi Covidi është kaluar. Shkencëtarët, të udhëhequr nga profesori Ranjith Ramasamy, drejtor i programit riprodhues të urologjisë në Universitetin e Florida, arritën në përfundimet e tyre pasi kryen një studim të vogël pilot me vetëm katër pacientë.

Të katër burrat u shtruan në spital për t'iu nënshtruar një operacioni të nevojshëm për të rivendosur mosfunksionimin e rëndë erektil me një protezë penile. Pacientët e infektuar nuk kishin pasur kurrë probleme me mosfunksionimin erektil para infektimit. Profesori Ramasamy dhe kolegët e tij morën mostra të biopsisë nga indet penile të katër burrave, duke zbuluar përmes disa testeve (përfshirë skanimet TEM) praninë e koronavirusit SARS-CoV-2 tek ata që ishin infektuar. Për më tepër, nga analiza e indeve, doli se burrat e infektuar kishin dëmtime të konsiderueshme në rreshtimin e enëve të gjakut të korpusit kavernoza, strukturat anatomike që, kur mbushen me gjak, fryhen dhe ngurtësojnë penisin, duke lejuar kështu ereksionin.

Meqenëse dihet prej kohësh që koronavirusi SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme në enët e gjakut, duke sulmuar indet endoteliale dhe duke nxitur rrezikun e trombozës, nuk është çudi që penisi gjithashtu mund të ndikohet nga infeksioni delikat. “Hulumtimi ynë tregon se COVID-19 mund të shkaktojë disfunksion të gjerë endotelial në sistemet e organeve, si dhe në mushkëri dhe veshka. Mosfunksionimi themelor i endotelit që ndodh si rezultat i COVID-19 mund të prekë shumë organe, përfshirë penisin"- tha shkencëtari Ramasamy.

Burimi: funpage.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit