Ish-zëvendësdrejtor i Doganave Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2021, 22:34

Në ditën e fundit në postin e zëvendësdrejtorit të Doganave, në të cilin ishte për tre vite, Irfan Buçi pohon se ka pasur mosmarrëveshje me përbërjen aktuale të qeverisë, por pa saktësuar se me kë konkretisht. Buçi i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti për arsye familjare thotë se ka bërë dyfishimin e të punësuarve shqiptarë për të arritur përfaqësimin adekuat. Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

Në ditën e fundit në postin e zëvendësdrejtorit të Doganave, në të cilin ishte për tre vite, Irfan Buçi pohon se ka pasur mosmarrëveshje me përbërjen aktuale të qeverisë, por pa saktësuar se me kë konkretisht. Buçi i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti për arsye familjare thotë se ka bërë dyfishimin e të punësuarve shqiptarë për të arritur përfaqësimin adekuat në dogana.

“Bashkëpunimet me institucionet kanë qenë në nivel jo bash të duhur, sidomos me këtë përbërje të qeverisë.” . Nga qeveria kur u vendos që të transferohen të gjithë të punësuarit — unë ndërrova sistematizimin në Doganë për 10 ditë dhe të gjithë ata 74 administrator i mora në doganë. Një numër i tyre u bë doganier, ua ndërrova edhe statusin, diku rreth 22 doganierëve, kurse të tjerët ngelën për një afat të shkurtër të bëhen edhe ata doganier. Dhe këtu u krijua një telashe që nuk arrita ti bëj edhe ata 40 e ca ngelën ti bëj doganier por besoj se shumë shpejtë do të arrihet edhe ajo nga posaçërisht im që do ta kryej veç këtë”, deklaroi Irfan Buçi, Ish-zëvendësdrejtor i Doganave.Nga BDI nuk japin detajet për ndonjë zëvendësim të mundshëm të Buçit. I pyetur për të komentuar, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani iu shmang përgjigjes me arsyetimin se foltoren e Ministrisë së Jashtme nuk dëshiron ta përdorë për çështje partiake.

“Parimisht nuk dua të më keqkuptoni, por sinqerisht tentoj që në një institucion të qeverisë mos të përgjigjem për çështje partiake. Mendoj se nuk duhet që të shfrytëzoj në fund të fundit mikrofonin i cili është i gjithë qytetarëve për të dhënë pozicionet e mia partiake. Mendoj që në një rast tjetër do të mund të përgjigjem dhe për këto tema”, pohoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.Buçi tha se tërhiqet nga posti i zv/drejtorit të Doganave, por jo edhe nga BDI-ja. Ai paralajmëroi se do të kontribuojë për reforma rrënjësore në parti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit