Pas tollovisë së madhe të krijuar në orët e paradites para sallës 1Tetori në kryeqytet, ku qytetarët pritnin për t’u vaksinuar, tashmë ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

Policia përveç punëve primare në ofrimin e sigurisë, po vazhdon punën për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ku tashmë ka vendosur rrethojat e hekurta për të krijuar radhët derisa qytetarët presin për t’u vaksinuar.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi për media i LVV-së, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook ku ka publikuar edhe fotografitë nga oborri i sallës “1 Tetori”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi për media i LVV-së, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook ku ka publikuar edhe fotografitë nga oborri i sallës “1 Tetori”.