Ish-këshilltari Kurtit: Marre! Jam i bindur thellë që Zemaj do ta menaxhonte më mirë procesin e vaksinimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2021, 10:27

Publicisti Shkëlzen Gashi, i cili edhe ka qenë këshilltari i Albin Kurtit gjatë qeverisjes së kaluar, ka reaguar pas pamjeve tek salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku shihen një numër i madh i personave që presin të vaksinohen pa respektuar distancën fizike, duke krijuar kështu tollovi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se është i bindur që ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta menaxhonte shumë më mirë këtë situatë.

“jam i bindun, madje thellë, që armend zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. marre.”, ka shkruar Gashi.

Lidhur me gjithë rrëmujën e shkaktuar tek qendra e vaksinimit në Prishtinë, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një komunikate, nga MSH thonë se tollovia u shkaktua shkaku se në këtë qendër po vijnë të vaksinohen edhe qytetarë të komunave të tjera.

Ndryshe, procesi i vaksinimit u ndërpre të premtën shkaku i festës së Fitër Bajramit.

Ndërsa sot vaksinimi do të filloi nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë vikendit në të njëjtin orar.

Kujtojmë se Kosova gjatë këtyre ditëve ka pranuar një kontingjent të ri të vaksinave.

Fillimisht të hënën arritën 3 mijë doza ta vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian. Kurse të mërkurën në Kosovë arritën 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca përmes COVAX.

Ministria e Shëndetësisë, që nga mbërritja e 24 mijë dozave të vaksinës anti-COVID në mars të këtij viti, ka zbatuar Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për t’u vaksinuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit