Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tollovisë që është shkaktuar te qendra e vaksinimit “1 Tetori”.
Në mëngjesin e sotëm te qendra “1 Tetori” në Prishtinë, janë shkaktuar tollovi dhe grumbull i madh i njerëzve që po presin të marrin vaksinën antiCOVID.
Lidhur me këtë ka reaguar kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku i cili e ka quajtur papërgjegjësi.
“Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë”, ka shkruar ai.
Reagim ka pasur edhe nga kreu i PDK’së, Enver Hoxhaj.