Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit është 43-vjeçari Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë. Kameri ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.
Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup.