Pas konfliktit në mes të Palestinës dhe Izraelit ka patur reagime të shumta duke i dalë në mbrojtje Palestinës.
Në kryeqytetet më të rëndësishme në botë u zhvilluan shumë protesta për të reaguar ndaj sulmeve të ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve.
Protestave nesër do tu bashkohet edhe Kosova.
Siç njoftohet, shumë qytetarë të Kosovës, nesër do të mblidhen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ duke filuar nga ora 12:00, për të marshuar në solidaritet me popullin palestinez.
"Nëse je neutrale ndaj padrejtësive, ke zgjedhur anën e shtypësit" , "Indiferenca mirëmban shtypjen" do të jenë disa nga pankartat që protestuesit do të mbajnë nesër në duar.