Zbulohet skena e mashtrimit me kriptovaluta e platforma online në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2021, 18:43

Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në një hetim ndërkombëtar në kuadër të të cilit u arrestuan 11 persona, të dyshuar për keqpërdorimin e platformave onlajn, kriptovalutave dhe shpërlarjen e parave, ashtu që vlera e dëmit ka arritur 30 milionë euro.

“Skema e mashtrimit, ishte organizuar kryesisht nga shtetasit izraelit, duke përfshirë qendrat për thirrje nga Bullgaria dhe RMV-ja, ndërsa të dyshuarit I kanë shpërlarë fitimet ilegale përmes llogarive bankare të kontrolluara nga kompani nga vende të ndryshme të BE-së”, sqarojnë nga policia e vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi që ky rast është udhëhequr në bashkëpunim me Europol dhe Eurojust, duke përfshirë shtetet si Gjermania, Bullgaria, Izraeli, Letonia, Polonia, Spanja dhe Suedia.

“Aktivitetet kriminale u kryen në disa vende të Evropës, kanë të bëjnë me mashtrime në vlerë prej 30 milionë denarë, përmes keqpërdorimit të platformave onlajn, kriptovalutave dhe shpëlarje të parave, duke tërhequr viktima përmes reklamave në rrjetet sociale”, raportojnë nga Policia, transmeton Portalb.mk.

Pesë nga të arrestuarit janë nga Bullgaria, një nga Izraeli dhe gjashtë nga Spanja; për çka ishin realizuar bastisje në Bullgari, Izrael, Poloni, Suedi dhe në Maqedoninë e Veriut, duke konfiskuar pajisje elektronike dhe vetura, ndërkohë janë ngrirë llogaritë bankare. Në kuadër të këtyre aksioneve, dje në orët e mëngjes ishte kryer bastisje edhe në pronën e 34 vjeçarit A.A. nga Çegrani.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit