Një femër ka raportuar në policisë se që nga 30 prilli deri me 5 maj, ishte dhunuar nga 5 meshkuj, pasi ishte takuar me njërin nga të dyshuarit. Në raportin e policisë thuhet se ajo ishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, dhe së bashku me katër persona të tjerë personi i dyshuar e kishte dhunuar, dhe detyruar të konsumonte substanca narkotike.
Kjo kishte zgjatur për 5 ditë me radhë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar.
”Rr. Latif Maloku Hajvali, Prishtinë, 11.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte blerë një kamion me dhe por gjatë shkarkimit të dheut janë gjetur një granatë dore dhe 192 fishek të amës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe njësiti EOD i FSK-së ku edhe i kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit e dhe vazhdon të hetohet.”