Vjedhje spektakolare në Tiranë! Qytetari: Ky është “Magjistari” që vodhi iPhone 12 Pro Max

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.05.2021, 19:40

Çdo ditë regjistrohen raste vjedhjesh nga më të ndryshmet, të cilat krijojnë panik dhe frikë tek çdo qytetar, apo individ që ka biznes. Rasti i fundit është shënuar tek një biznes në kryeqytet që merret kryesisht me shitjen e celulareve. Kamerat e sigurisë së biznesit në fjalë kanë pikasur një vjedhje spektakolare, ku një qytetar ka hyrë në ambientet e dyqanit me pretekstin për të blerë një celular të ri dhe ka vjedhur në një mënyrë të pazakontë telefonin e “ofruar” nga shitësi. Po mirë e lexuat. Ka vjedhur një iPhone 12 Pro Max, i cili kap vlerën e 1,198 eurove.

Teksa i kërkon shitësit iPhone-in që dëshiron të “blej”, ky i fundit ia sjell menjëherë, ndërsa “magjistari e zhduk” atë me shpejtësinë e dritës poshtë rrobave në një moment që shitësi po merrej me sistemimin e celularëve të tjerë.

Por, ajo që është për t’u habitur, është fakti se ky veprim nuk është vënë re nga shitësi, pasi qytetari është treguar i “zgjuar” duke vendosur një kuti të ngjashëm me atë që i dha shitësi më parë, ndërsa ky i funsit vazhdon duke i treguar më shumë për telefonin. Në videon që ilustrohet në vijim duket qartë e gjithë ngjarja.

Ndërkohë, qytetari krahas videos së dërguar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA shkruan:

Përshëndetje JOQ ALBANIA. Sot në një dyqan telefonash, shikohet edhe në video, ky është “magjistari” që vodhi iPhone 12 Pro Max. Faleminderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit