Mjeku nga Gjermania: Në helmimet nga kërpudhat, duhet të zbrazet përmbajtja e lukthit dhe të jepet Silibinina

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2021, 18:04
Doktori nga Gjermania Fahri Beqa përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka dhënë detaje lidhur me kërpudhat dhe helmimet nga to. Ai thotë se në rastet e helmimeve, mjekimi i vetëm fillestar është zbrazja e shpejtë e përmbajtjes së lukthit përmes dhënies së të ashtuquajturit "qymyr medicinal" (medizinische Kohle) dhe laksansëve, në fazën tjetër pastaj antidotit Silibininë që pengon hyrjen e helmit Amanitinë.
Ky është postimi i plotë:

Nëse është e vërtetë që familja tre-anëtarëshe nga Gjilani ka vdekur nga helmimi me kërpudha në Shqipëri, atëherë kjo ka ardhur sipas të gjitha gjasave nga ngrënia e kërpudhave helmuese të llojit Amanita phalloides (në gjermanisht Knollenblätterpilz) të cilat në dukje janë gati krejtësisht të ngjajshme me kërpudhat që mbledhen për t'u ngrënë të llojit Agaricus campestris (në gjermanisht Wiesen-Champignon).
90% e vdekjeve nga helmimi me kërpudha në Gjermani shkaktohen nga lloji Amanita phalloides.
Simptomat e para që shfaqen nga helmimi paraqien menjëherë pas një apo dy orësh dhe vijnë nga sistemi gastrointestinal (mundim, vjellje, dhembje barku, barkqitje etj). Më vonë pas disa orësh deri maksimalisht pas një ose dy ditësh (varësisht nga sasia e konsumuar), vjen deri te shkatërrimi i qelizave të mëlqisë deri te humbja e plotë e funksionit të mëlqisë (akute Leberversagen) nga veprimi ekstrem i rëndë toksik i helmeve të quajtura amatoksina (Amanitina) që gjenden në këto kërpudha.
Vdekja mund të vjen 24-48 orë pas konsumimit, por në raste individuale mundet të paraqitet edhe pas 10 ditësh, ndërsa sasia e nevojshme amatoksinave (Amanitinë) që shkakton vdekjen është rreth 0,1 mg/1 kg peshë, pra për një person që peshon 70 kg mjaftojnë 7 mg të helmit të amanitinës për të shkaktuar vdekjen, ndërsa kjo sasi prej 7 mg mund të gjendet në një kërpudhë të vetme nëse ajo peshon rreth 35 gram.
Gjatë kohës së specializimit në mjekësi intenzive (në vitet 2008-2012) kemi pasur në stinën e pranverës shumë raste të helmimit me këto kërpudha. Mjekimi i vetëm fillestar është zbrazja e shpejtë e përmbajtjes së lukthit përmes dhënies së të ashtuquajturit "qymyr medicinal" (medizinische Kohle) dhe laksansëve, në fazën tjetër pastaj antidotit Silibininë që pengon hyrjen e helmit Amanitinë në qelizat e mëlqisë dhe kështu pengohet humbja akute e funksionit të mëlqisë, e në rast se kjo tanimë ka ndodhur, atëherë terapia e vetme mbetet transplantimi i mëlqisë.
Për shkak të potencialitetit ekstrem helmues vdekjeprurës, është mirë qe publiku të informohet gjerësisht me formën, vendet ku rriten si dhe mospërdorimin kur dyshohet në këto lloje të kërpudhave.
Ndërsa institucionet shëndetësore dhe stafi shëndetësor duhet t'i marrin seriozisht këto raste dhe t'i sigurojnë medikamentet përkatëse për mjekimin e këtyre helmimeve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit