Një event interesant organizohet ditën e dielë në Tiranë në sheshin para Universitetit të Arteve. Avokati i njohur Altin Goxhaj ka vendosur që në këtë event që zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta të demostrojë me disa qytetarë një Komision Qendre Votimi ku duhet votuar sipas rregullave të 25 prillit. Goxhaj shprehet se me anë të këtij improvizimi do të demostrohet se sa lehtë zbulohet se kë keni votuar më 25 Prill dhe se si të gjitha votat e 1.6 milionë shqiptarëve janë të gjitha të identifikuara se nga kush janë votuar me emër dhe mbiemër.
Ftesa nga Altin Goxhaj
Ftesë për Votim të Djelën, në 9 Maj 11:00 në sheshin para Universitetit të Arteve:
TI VOTON, NE GJEJMË SE PËR KË! Improvizim ku ne një grup qytetarësh do të demostrojmë duke improvizuar një Komisin Qëndre Votimi dhe ju do të votoni sipas rregullave të 25 Prillit! Ne do t’ju tregojmë se sa e lehtë është të gjendet se për kë keni votuar në 25 Prill dhe se si të gjitha votat e 1.6 milionë shqiptarëve janë të gjitha të identifikuara se nga kush janë votuar me emër dhe mbiemër.
Hajdeni provojeni dhe votoni vetë në 11:00 por mos harroni të merrni kartën e identitetit me vete
Ftesë për Votim: TI VOTON, NE GJEJMË SE PËR KË KE VOTUAR!
“9 MAJ VOTO!” Në 9 Maj Ditën e Europës:
“Zgjedhjet ishin Antikushtetuese”
11.00 VOTIM LIVE në kuti
11:30-NUMËRIM LIVE dhe ZBULIM I VOTAVE TUAJA
#9MajOra11Artet
#Votat ishin të hapura
#Ju gjejmë për kë votoni!
Tubimi i parë pas rrëzimit të Nenit 262 për burgosjen e protestuesve nga Kushtetuesja! Tek Universiteti i Arteve!
Regjistrohet në Polici Njoftimi i Parë për Protestë pas Kushtetueses: 9 MAJ DITA E EUROPËS
Sot njoftuam në Polici Tubimin e Parë për ekspozimin e dekonspirimit të 1.700.000 votave të fshehta që do zhvillohet të Djelën, në 9 Maj në Ditën e Europës te Sheshi para Universitetit të Arteve në 11:00-12:00 ku do improvizojmë votimin "e fshehtë" me kuti votimi të një qëndre votimi dhe do t'ju gjejm secilit nga ju se për kë ka votuar
Sot regjistruam NJOFTIMIN E PARË PËR PROTESTË në Drejtorinë e Policisë Tiranë për Protestën e parë në Epokën e Re Fashisto-Komuniste të Diktaturës Dixhitale të Fuksave pas Zgjedhjeve dhe sdms pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të Nenit 262 të Kodit Penal që burgos dhe gjobit protestuesit
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Nenin Antikushtetues 262 të Kodit Penal të burgimit dhe gjobave për organizim dhe pjesmarrje në protesta dhe çfarëdo të ndodhë në zbatim të këtij Neni Antikushtetues është antikushtetuese!
Pra askush nuk mund të akuzohet për organizim dhe pjesmarrje në protesta ndaj dhe askush nuk mund të arrestohet, shoqërohet dhe pataburgoset për pjesmarrje dhe organizim në protesta. Pra sa herë më ka shoqëru dhe arrestu mua policia ka qenë antikushtuese Edhe ju Gjths
Me vendim të Gjykatës Kushtetuese ky nen shfuqizohet:
Neni 262
Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme