Raketa “Long March 5B”, e cila u lëshua më 29 prill nga ishulli kinez, Hainan, pritet që të bjerë sëfundmi në Tokë. Lidhur me këtë rënie, BBC ka publikuar edhe hartën ku raketa mund të bjerë. Shihet se në zonën e kuqe është edhe Shqipëria. Megjithatë, hapësira e rënies është shumë e madhe dhe disa ekspertë parashikojnë që mbetjet e raketës mund të bien në ujë. Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej edhe nga trajektorja e raketës. Ende nuk dihet se kur mund të bjerë raketa, por shpejtësia e këtij procesi varet nga madhësia dhe dendësia e objektit.
Për më tepër shihni hartën e zonave të rrezikuara.