Themeluesi i kriptomonedhës Thodex, Faruk Fatih Özer, i akuzuar për mashtrim 2 miliardë dollarë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, duket se paska ndenjur një kohë të gjatë në Shqipëri. Mediat turke raportojnë se ai është ndihmuar nga mafia shqiptare për të lëvizur i lirë në vend. Sëfundmi është publikuar një video ku Ozer shihet në një nga hotelet e Tiranës, i shoqëruar nga një person tjetër.
Themeluesi i Thodex tregon kujdes që të mos përdorë asnjë pajisje komunikimi teknologjike, pasi mund të identifikohet. Fatih Faruk Ozer, ka fjetur dy netë në hotelin ku kishte rezervuar për tre ditë, e ndërsa tashmë është e panjohur vendndodhja. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i personit që e ka shoqëruar.