Një çift shqiptarësh në Irlandë kanë bërë kërkesën e pazakontë për azil politik. Ata janë shprehur para gjykatës se ndihen të kërcënuar në Shqipëri, pasi janë mbështetës të Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e 2017 janë angazhuar në fushatë për këtë parti. Mirëpo, pas humbjes gjërat kanë qenë jo të qeta për çiftin shqiptar.
Mediat e huaja i referohen një shqiptari, të cilin e quajnë Z.Sula. Ky i fundit kishte marrë me qira një bar-kafe në Shqipëri dhe ishte bashkuar me Partinë Demokratike sepse donte të merrte përsëri pronat që i ishin marrë gjatë diktaturës komuniste. Ndër të tjera shqiptari ka thënë se ai mbështeste në mënyrë aktive Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve parlamentare 2017 dhe pretendon se pikërisht për këtë ishte rrëmbyer dhe kërcënuar nga kundërshtarët politikë.
Sula tha se ai u ndje shumë keq psikologjikisht kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet. Disa politikanë që fituan zgjedhjet janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe zgjedhjet ishin të korruptuara, pretendoi ai. Ai shtoi para Gjykatës, se edhe partia e tij nuk 'ishte më e mirë, pasi siç thonë edhe nga Shqipëria “pyll pa derra nuk ka”. Sipas mediave të huaja kërkesa e shqiptarit do të rishikohet (deri më tani është pranuar), pasi një pjesë e komisionit të azilit politik e vlerëson si të palogjikshme këtë kërkesë dhe nuk janë mbledhur prova të mjaftueshme.