Foletë e dallëndysheve janë bërë shkaku që lagjia më e madhe e Beratit, “Uznovë”, të jetë disa orë pa energji elektrike. Ato kanë shkaktuar masë në kabinën elektrike, dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfiksëse që të shuheshin flakët. Kanë qenë banorët e lagjes, të cilët, menjëherë sapo kanë dëgjuar zhurmën e masës, njoftuan zjarrëfikesen.
Pas zjarrfikëses në vendngjarje shkuan elektriçistët. Me shuarjen e flakëve ata filluan punën për riparimin e problemit.