Një peshkarexhë në portin e Vlorës, është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë. Peshkarexha ka qenë e ankoruar në port në momentin kur ka rënë zjarri. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të flakëve. Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia ende nuk ka njoftuar diçka në lidhje me ngjarjen.