Basha ka dalë sot në deklaratën e parë, pas mbledhjes së djeshme në kryesinë e PD-së, ku deklaroi se zgjedhjet nuk do njiheshin. Ai ka thënë edhe njëherë sot se zgjedhjet e 25 Prillit janë një masakër elektorale. Ndër të tjera ai ka përmendur edhe raportin e OSBE/ODHIR për të cilin u shpreh se evidentoi shkrirjen e shtetit në favor të partisë.
Basha tha:
25 Prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk janë deputetët dhe PD, pasi rezultati ynë e thotë qartë, që ne arritëm të rrisnim përmasat tona të bashkimit të shqiptarëve. Detyra jonë para të gjithë shqiptarëve është që të faktojmë masakrën elektorale, duhet të drejtohen pyetjet legjitime te treshja Rama -Doshi-Rakipi, si i morën votar 3 deputetët e listës së zezë të Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako në Durrës, me Çyrbjen e kokainës, si i mori votat Aurora Mara, vajza e Genc Marës që është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqir Rakipit. Detyra jonë është që të qendrojmë fort, dhe të bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.