Një grua është bërë virale në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë pamjet e saj duke debatuar me një burrë që e bëri një foto në palestër pa dijeninë e saj. Janelle Rodriguez ndodhej në një plaestër dhe një person e njoftoi se një i huaj i kishte bërë një foto. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale Janelle shihet duke u përballur me këtë njeri, i cili e quan veten 'Bob', dhe i kërkon të shohë foton e fundit që kishte bërë në celularin e tij. Nga ana tjetër burri dëgjohet ta mohojë dicka të tillë. Më pas Janelle e kërcënon dhe i thotë se do të flasë me menaxhmentin e palestrës për të kontrolluar kamerat e sigurisë nëse ai refuzon t'i tregojë asaj telefonin e tij. Në fund burri i tregon fotot dhe Janellë i kërkon që ta fshijë direkt!
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania