JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjashtë mënyra për të përballuar “tmerrin” e të lënit “seen” në rrjetet sociale
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03/05/2021 21:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ndër gjërat më të bukura në një marrëdhënie të re ka të bëjë pikërisht me shkëmbimin e shpeshtë të mesazheve, saqë kjo kthehet edhe në një lloj "obsesioni" për shumë njerëz, të cilët presin me padurim që t'i shkruajë personi që ndodhet në anën tjetër të rrjetit virtual. Mirëpo jo çdo herë ia dalim të komunikojmë në kohë reale, për shkak edhe të angazhimeve të ndryshme që mund të kemi dhe nganjëherë "pjesë e bisedës" bëhet edhe mungesa e përgjigjes. Nga këtu rrjedh shprehja mjaft e përhapur "ma la seen", pra një mesazh që lihet i lexuar dhe pa përgjigje. Kjo mund të merret nga shumëkush si injorim, por gjërat mund të jenë më ndryshe se kaq.

Më poshtë jepen 6 gjëra të rëndësishme që të gjithë ne duhet t'i kemi parasysh kur komunikojmë apo flirtojmë me një person dhe gjatë bisedës hasim problemin e të lënit "seen".

1. Përgjithësisht lënia ‘seen’ interpretohet me faktin që ju mund të mos jeni prioritet i personit përballë në atë moment të caktuar. Nuk ka rëndësi sa kohë të ka lënë pa një përgjigje, pasi ky detaj tregon që në atë moment nuk je ti prioriteti. Të lënit "seen" për një orë apo edhe një ditë në rrethanat e duhura nuk duhet të jetë shkak që ju të hiqni dorë plotësisht nga një person, por nëse kanë kaluar disa ditë pa asnjë rezultat, ju ndoshta do të ndiheni më mirë vetë nëse filloni të ndryshoni gjërat.

2. Bëni një rilexim të mesazhit të fundit për të kuptuar nëse keni patur apo jo nevojë për përgjigje. Asnjëherë nuk është e sigurt, sepse mund të ndodhë që mesazhi që i ke nisur as nuk ka pasur nevojë për një përgjigje, madje mund të ishte edhe fundi i një bisede!

3. Kini durim! Sa më shumë që mendosh dhe t'i rikthehesh një çështjeje të caktuar, kjo gjë mund të çojë në reagime impulsive dhe mund ta rëndojë më tepër situatën.

4. Mos i shkruani më! Mos u bëni si të fiksuar duke i rishkruar për të marrë shpjegime dhe përgjigje, pasi në shumë raste pritja apo harrimi i çdo gjëje është zgjidhja më e mirë.

5. Vazhdoni jetën tuaj, sepse jeni të rëndësishëm, prandaj trajtojeni veten si të tillë, sugjeron trajneri i takimeve Julie Pham. Përpiquni të jetoni jetën tuaj dhe ta injoroni atë. "Kur vazhdimisht prisni për dikë tjetër, ju po komunikoni me veten dhe të tjerët se jeni dytësorë"- thotë Pham.

6. Reflektoni dhe pyesni veten nëse fakti që personi përballë ta la "seen" shërben si një sinjal që biseda nuk duhet të vazhdojë më. Ndaluni për një moment dhe analizoni, pastaj mund të vazhdoni jetën tuaj normalisht.

Burimi: cosmopolitan.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania