Në ditën ndërkombëtare të lirisë së medias, ambasadori i OSCE-së në Tiranë Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad kanë deklaruar se “Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme”. Sipas tyre gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve, ndërsa shtojnë se të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre. Ndër të tjera, ata janë shprehur se në Shqipëri ata punojnë çdo ditë për të garantuar sigurinë e gazetarëve.