Në vendin tonë sapo ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve dhe rezultatet kanë qenë intersante dhe në disa raste kanë krijuar situata të vështira për partitë. Nga të dhënat zyrtare të publikuara nga KQZ, në rang vendi kandidati më i votuar është numri dy i PS-së që drejtoi fushatën në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, duke marrë më shumë se 21 mijë e 600 vota. Ndërsa lista e 10 më të votuarve vijon me Fatmir Xhafajn nga PS dhe në vend të tretë lideri i demokratëve, Lulzim Basha. Por ajo që bie në sy është se në 10 kandidatët më të votuar në rang vendi është vetëm një femër dhe ajo është ministrja Belinda Balluku e cila ndodhet në vendin e shtatë me mbi 15 mijë vota.
| 1. TAULANT BALLA | PS | 21,604 |
| 2. FATMIR XHAFAJ | PS | 16,738 |
| 3. LULZIM BASHA | PD-AN | 16,186 |
| 4. EDI RAMA | PS | 15,871 |
| 5. ORNALDO RAKIPI | PS | 15,697 |
| 6. ERION BRAÇE | PS | 15,622 |
| 7. BELINDA BALLUKU | PS | 15,361 |
| 8. AGRON SHEHAJ | PD-AN | 13,852 |
| 9. ETJEN XHAFAJ | PS | 12,782 |
| 10. BLENDI KLOSI | PS | 12,339 |
Por në Kosovë përballemi me një realitet krej tjetër, pasi në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në listën e 10 kandidatëve më të votuar në rang vendi ndodhen katër femra.
1.Vjosa Osmani (LVV) – 300,788 vota
2.Glauk Konjufca (LVV) – 200,641 vota
3.Arben Vitia (LVV) – 107,813 vota
4.Enver Hoxhaj (PDK) – 100,518 vota
5.Donika Gërvalla (LVV) – 71,720 vota
6.Avdullah Hoti (LDK) – 69,640 vota
7.Vasfije Blair (LVV) – 60,885 vota
8.Mimoza Kusari – Lila (LVV) – 53,563 vota
9.Avni Dehari (LVV) – 51,116 vota
10.Armend Muja (LVV) – 44,073 vota