Mbremjen e djeshme rreth dy orë pas mbylljes së votimit nisi procesi i numërimit të votave. Procesi në fjalë është duke vijuar, por sipas gazetarit të syri tv kanë nisur parregullsitë në Elbasan. Sipas tij, në KZAZ numër 47 shumë vota që ishin dhënë për Partinë Demokratike i janë dhënë një partie tjetër.
Raportohet se në këtë KZAZ sistemi qëndror i KQZ, mësohet se 50 vota të PD-së i ka kaluar një partie tjetër që realisht në atë kuti nuk kishte marrë asnjë votë. Gjithashtu, sipas gazetarit në po këtë KZAZ, në 3 kuti votimi janë konstatuar më shumë fletë votimi sesa votues real, ndërsa thuhet se lëvizja e tepërt është 2, 3 deri në 6 fletë më shumë sesa votues.