Ndonëse ndodhet në arrati prej kohësh, më në fund është arrestuar i forti i Prishtinës, Astrit Mehmeti i cili ndryshe është i njohur me njofkën “Llepota”, i cili ndodhej në arrati për më shumë se një vit. Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se Llepota është arrestuar në një vend turistik të premten në Spanjë, dhe pritet të ekstradohet në Kosovë. Ai është arrestuar në bazë urdhërarresti ndërkombëtarë, lidhur me rastin e plagosjes në në Duplex. Llepota kishte plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex”, para një viti e gjysmë në Prishtinë. Astrit Mehmeti, kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.
