A është koha që opozita shqiptare të jetë në pushtet në Maqedoni të Veriut?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.04.2021, 14:54

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, edhe më tej insiston që të mbahet regjistrimi, i anuluar për në shtator të këtij viti, me kërkesë të partisë së tij të ketë ndarje të qartë në mes popullatës rezidente në Maqedoninë e Veriut dhe të shpërngulurve, sepse siç thotë – “nuk është e njejtë nëse buxheti shtetëror do të ndahet në mes qytetarëve në vend ose së bashku me ata që jetojnë jashtë”. Në rast të zgjedhjeve, Mickoski konsideron se është koha që partitë opozitare në bllokun politik shqiptar të kenë shansin të udhëheqin me institucionet shtetërore. Përqindjet e përfaqësimit të bashkësive në Maqedoninë e Veriut janë punë e kryer, njësoj si Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e fituara, theksoi Mickoski në intervistën e mbrëmshme për Tv Klan Maqedoni. Ai edhe më tej insiston në regjistrimin e anuluar, nga muaji prill për në muajin shtator, të mos politizohet dhe të ketë ndarje të qartë në mes popullatës në vend dhe të shpërngulurve. “E them publikisht, se asnjëherë, pa marrë parasysh nëse ai që është regjistruar në Gjermani, në Australi, në Kanada të marrë pjesë në tërësinë time statistikore. Pse, sepse për mua nuk është e njëjtë nëse BPV-ja, e kam thënë këtë dhe do ta them, 11 miliardë, 12 miliardë, nuk ka rëndësi, aq sa është, do ta ndaj me rezidentë, një e gjysmë, 1.6, 1.7 milionë banorë ose do ta ndaj me dy e gjysme ose 3 milionë të shpikur”, tha Hristijan Mickoski. Në të ardhmen, si partner në pushtet, Mickoski e sheh opozitën aktuale në bllokun politik shqiptar, duke vënë në dukje se partneri në pushtet nga blloku shqiptar nuk ka bërë asgjë për bashkëqytetarët e vet. “Mendoj se është koha që në Maqedoninë e Veriut partitë opozitare shqiptare të kenë shans, të kenë mundësi të menaxhojnë me institucionet në shtet, sepse vlerësoj se aty ka njerëz që i përkasin grupit të parë të njerëzve të ndershëm që kanë potencial dhe njohuri të përballen me sfidat që ekzistojnë në institucione”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit