Provokon Vuçiq: Pajtohem me kufijtë ekzistues, me “Kosovën si pjesë të Serbisë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2021, 14:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe një herë për ndryshimin e kufijve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për hartën me ndryshime kufijsh në Ballkan, për të cilën po raportohet se i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, si propozim për të ardhmen e rajonit. Vuçiq ka thënë se pajtohet me kufijtë ekzistues, duke thënë se kufijtë e Serbisë janë me Kosovën brenda tyre.

“Pajtohem me kufijtë ekzistues, që janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë, Bosnjë-Hercegovina si e tërë por duke respektuar integritetin e Republika Sërpskas në kuadër të saj”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë për B92 Vuçiq, ka thënë se “krijimi i Shqipërisë së Madhe” po flitet hapur dhe madje po intensifikohet kjo, dhe askush nuk po reagon ndaj saj.

Në lidhje me deklarimet e ish-diplomatit Timothy Les se Ballkani ka nevojë për shtete të kombit, duke folur për letrën e Janshas, Vuçiq thotë se nuk mund të pajtohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por shton se lind një pyetje tjetër.

“A e dini kush reagoi më shumë? Nuk janë nacionalistët, por nga shoqëria civile, por jo për shkak të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por ata u lënduan kur u përmend Republika Srpska. Kur shkëputni Serbinë nga Perëndimi atëherë është në rregull, atëherë nuk janë “kufij të pandryshueshëm”, e kur dikush përmend diçka tjetër atëherë reagoni ndaj Serbisë. Mendoni se jemi kretenë të cilët mund t’i godisni në kokë me një shkop”, shtoi Vuçiq.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Vuçqi ka thënë se po punon në afrimin e qëndrimeve Beograd – Prishtinë, por duke reaguar ndaj deklarimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se dialogu nuk është prioritet, Vuçiq ka thënë se edhe Serbia nuk ka pse nxiton.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit