Sot vendoset për masat e reja kundër COVID-19

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2021, 14:09

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të diskutohet për masat e reja antiCOVID-19.

Mbledhja pritet të mbahet sot pasdite.

Në këtë mbledhje pritet të hiqen disa prej kufizimeve që Qeveria e Kosovës i ka miratuar me datë 5 prill dhe janë të vlefshme deri me 18 prill.

Ndryshe gjatë një takim që kanë pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me kryetarët e komunave, është vendosur që nga e hëna e 19 prillit të hapen gastronomia dhe qendrat tregtare.

Po ashtu gjatë këtij takimi Vitia u premtoi kryetarëve të komunave së do të realizonte 90 për qind të kërkesave të tyre.

Kujtojmë në masat të cilat hynë në fuqi me 7 prill, ishte edhe kufizimi i shërbimeve të lokaleve të gastronomisë. Atyre u janë lejuar vetëm shërbimet “merr me vete” dhe me dërgesë.

Shkollat e mesme dhe universitetet kaluan në mësim online për dy javë.

Po ashtu, janë mbyllur qendrat tregtare dhe lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00 është e ndaluar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit