Është përfshirë nga flakët makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës. Pas incidentit pranë zyrave të LSI-së, duket se edhe në qytetet e tjera është tensionuar situata. Ariston Drini, kryetari i grupseksionit të PD-së, ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia po heton për ngjarjen, teksa Drini është shprehur se nuk ka patur asnjëherë konflikte dhe gjithçka dyshohet në lidhje me fushatën.