Në takimin me të rinjtë Rama ka folur sot edhe për Botoxin. Ai është shprehur se pagjumësia të bën të duksh sikur ke bërë botox. Megjithatë, teksa ka qenë duke folur për këtë Rama ka harruar fjalimin. Më pas është kthyer tek programi dhe menjëherë ka përmendur vlerën 10 miliardë euro, që nuk dihet nëse e kishte menduar më përpara.
Ai u shpreh:
Mu fut njoni sot më tha, kishte parë atë Fevziun e vërtetë dje, për të bërë për të qesh je njësh më tha, por si nuk dëgjova një fije program. Për të gjithë ata që tërhiqen nga atletet, nga çitjanet nga botoxi. Se unë kam bërë dhe botox, e këni dëgjuar. Po të rrish pa gjumë të fryhet lëkura dhe të duket si botox. Po të flësh gjumë të rrudhet lëkura. Ku e kisha llafin? Po te programi. I shkruajta thjesht disa gjëra nga programi atij. Nga 25 prilli i këtij viti dhe deri më 25 Prillin e 2025, 4 porta të reja për Shqipërinë nga deti, 4 porta për Shqipërinë nga ajri. Për një numër të konsiderueshëm turistësh që është i paimagjinueshëm me portat e sotme. Skavica, plus dy parqet diellore në Karavasta, plus autostrada nga Murriqani, në Miliot dhe në Fier, plus investimet e tjera janë 10 miliardë euro që do t’i hapin prespektivën mijëra vendeve të punës.