Vëllai i dëshmorit ia kujton frazën Kurtit: “Ju edhe në tendera të dëshmorëve vidhni”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2021, 11:55

Fadil Dini, vëllai i dëshmorit, komandant Rrahman Dini, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të rregullohen varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës. Fadil Dini ia ka rikujtuar Kurtit deklaratën e tij, kur pati thënë se po bëhen dallavere me varret e dëshmorëve. “Dy llafe i kom. Ju kam pritë qe 16 vjet. Të vetmit që e kanë kry obligimin, po i citoj fjalët tuaja, janë dëshmorë, ne ia kemi borxh ton jetën. Do varre i kanë ndreqë, do s’i kanë ndreqë. Qeveritë e deritashme na kanë premtuar e na kanë rrejtë çdo ditë, po i citoj fjalët që i ke thënë, “ju edhe në tenderë të dëshmorëve vidhni, sepse jeni hajna klasik tipik”. Këtu gurët që i kanë ndreq dikush i ka ndreq dhe ka bërë hile unë po shoh këtu edhe bagëti që po kullosin, por ai fëmijë që e pinë tamlin e kësaj lope ka m’u hakmerr. Disa varre janë të gurit, disa janë kështu qysh janë”, ka thënë Dini. Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani. Kujtojmë se, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit