Anketa: Papunësia dhe korrupsioni, shkak për ikjen e të rinjve nga Shqipëria

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.04.2021, 20:32

Një nga problemet më të ndjeshme në vendin tonë është pikërisht ikja e të rinjve jashtë shtetit për shkak të papunësisë dhe nivelit të lartë të korrupsionit. Në një anketë të kryer së fundmi nga Rrjeti i të Rinjve, mbi 70% e të rinjve shprehen se papunësia është problemi i tyre më i madh. Problemi i dytë lidhet me arsimin jo cilësor dhe mungesa e mbështetjes nga ana e institucioneve. Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të çështjeve sociale, raporton VOA. Mbi 80% e të rinjve deklarojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur shkallën e papunësisë së tyre, ndërsa 70% shprehen se mungojnë programet mbështetëse dhe se nuk ka një analizë të mirëfilltë për kushtet e tregut të punës.

Nisur nga kjo, mbi 90% e tyre shprehen se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për të siguruar një shkollim, puënsim dhe jetë normale. Ndërkohë 65% e të rinjve deklarojnë se ata lihen jashtë proceseve vendimmarrëse dhe se zëri i tyre dëgjohet vetëm formalisht nga partitë politike gjatë fushatave elektorale. Problem tjetër është dhe rritja e kriminalitetit tek të rinjtë. Por megjithë këto problematika, teksa ka mbetur thuajse një javë, pjesa më e madhe e të rinjve pohon se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit