Janë arrestuar dy burra pasi kanë dhunuar seksualisht një femër. Ngjarja ka ndodhur të premten në Gjilan. Pas intervistimit ata u dërguan në mbajtje. Për dhunime seksuale është raportuar edhe më parë, ndërsa organizatat për të drejtat e grave kanë kërkuar vazhdimisht më shumë përkushtim nga institucionet që të limitohet sa më shumë kjo vepër penale.