25-vjeçari shqiptar vdiq në punë/ Gruaja e tij në kërkim të drejtësisë: Kam humbur dhe fëmijën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2021, 13:13

Më 15 nëntor 2008, 25-vjeçari shqiptar Riza Strazimiri i cili kishte jetuar në Livorno për ca kohë, humbi jetën duke rënë nga çatia në vendin e tij të punës në Guasticce Interport. Ai ishte martuar prej një muaji me Dorina Danushin, gjithashtu 25 vjeç, me të cilën po priste një fëmijë. Dorina, e cila humbi foshnjën që mbante për katër muaj, është ende në pritje të drejtësisë. Ata që ishin përgjegjës për punimet u dënuan, por asnjë euro nuk i dha asaj që mbeti e ve, ende trembëdhjetë vjet pas tragjedisë. Tani Dorina po kërkon drejtësi.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën. Por agonia për vdekjen e parakohshme të të riut është vetëm pika e fillimit të një kalvari të gjatë nëpër sallat e gjyqit. Dëgjimet, aktet, avokatët dhe secili pasazh rinovon dhembjen e përjetshme. Hetimi i hapur nga Prokuroria Publike çon, në 14 korrik 2015, në dënimin e katër personave për mosrespektim të rregullave të sigurisë. Gjykatësi urdhëroi dhe një ndihmë të përkohshme për anëtarët e familjes së viktimës me vlerë 100 mijë euro, por familja nuk mori asgjë. Danushi tha:

Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë. Unë kam humbur djalin dhe burrin tim, por gjithmonë ka një mijë justifikime.

Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen pasi po zvarrit procedurat.

Burimi:iltirreno Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit