Ngjarje tronditëse/ Katër burra marrin peng 8-vjeçaren, rrëmbimi u urdhërua nga nëna e saj

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.04.2021, 21:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku një vajzë 8-vjeçare është rrëmbyer këtë javë nga katër burra. Ngjarja ndodhi të martën ndërsa ditën e sotme katër burrat janë arrestuar nga policia. Dyshohet se e gjithë ngjarja ishte e planifikuar dhe e urdhëruar nga e ëma e 8-vjeçares dhe se rrëmbimi u është kërkuar nëprmjet internetit. Tre prej burrave u paraqitën në shtëpinë e gjyshes së Mias për të rrëmbyer vajzën dhe për t’ia dorëzuar nënës së saj 20 minuta më vonë, ndërsa një i dyshuar priste në makinë, dy iu afruan gjyshes së vajzës në zonën Vosges të Francës lindore me pretendimin se ishin oficerë të mbrojtjes së fëmijëve, tha prokurori Heitz.

Në kontrollin e një prej të dyshuarve janë gjetur prova se ka pasur plan për të bërë rrëmbimin. Asnjë dhunë nuk u përdor në rrëmbim, por një kontroll i veçantë në shtëpinë e një të dyshuari tjetër gjeti materiale që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë, thanë autoritetet. Kanali i lajmeve BFMTV raportoi se të katër po hetoheshin gjithashtu nga prokurori anti-terror për pretendimin e konspiracionit terrorist. Kujdestaria e Mia-s iu dha gjyshes së saj nga nëna janarin e kaluar pasi nëna e saj thuhet se i tha një gjykatësi të familjes se donte të “jetonte në kufijtë e shoqërisë”. Prokurorët thanë se ajo më parë kishte shprehur dëshirën për të shitur banesën dhe për të jetuar në një shtëpi motorike “nën radar”.

Burimi: pattayaone.news |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit