Mbi 284 Milionë Lekë i janë futur në xhep Robert Çinës me anë të kompanisë së tij LASER MED në një tender të fundmi të dhënë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut për procedurën e prokurimit publik me objekt “Blerje kite reagente, serume AB0 dhe reagent/aksesorë të tjerë të nevojshëm për QKTGj e ndarë në 4 lote: Loti Nr.2 – “Reagentë dhe aksesorë të tjerë të nevojshme për testimin ne laboratorin e imunohematologjisë”.
Tenderi është fituar me 100% të Fondit Limit me anë të një Marrëveshje Kuadër. Fakti qesharak në këtë tender është se ka marrë pjesë edhe një tjetër operator ekonomik, GEN ALB FARMA i Albano Begos dhe Marenglen Koçias, me ofertë ekonomike me vlerë 0, duke e shpallur automatikisht fitues kompaninë e Çinës, dhe duke e shpëtuar kështu nga klasifikimi me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence.
Nëse e keni emër të dëgjuar, po jua rikujtojmë se përveç se zotërues i kompanisë së tij LASER MED e krimbur në paratë e Shëndetësisë, Çina është edhe administrator dhe zotërues me 50% i MEGAPHARMA-s së Petrit Vasilit, i cili e ka kamufluar në emër të gruas të djalit të dajës, Monika Hamzarajt pasi ky i fundit, Rasim Hamzaraj ia shiti aksionet së shoqes pas publikimit të fakteve të shumta që e implikonin dhe i zbulonin skemën e kalimit të parave publike, politikanë-familjarë nëpërmjet kompanive që zotërojnë.
Rezulton se kjo kompani ka përfituar në fushën e shëndetësisë 13 tendera me vlerë mbi 1.3 Miliard Lekë, të përfituara kryesisht nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, me të cilën ka lidhur marrëveshje dhe drejtpërdrejt nga Ministria e Shëndetësisë.
Përgjatë viteve 2012-e deri më tani, LASER MED e Çinës ka përfituar derdhje transaksionesh nga Thesari i Shtetit në vlerën e rreth 2.5 Miliardë Lekëve pa TVSH.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.