Pasditen e sotme u zbulua një ngjarje e rëndë në afërsi të fshatit Jagodinë, ku një grua u gjet e mbytur në lumin Shkumbin. Ndërkohë, pak më parë janë zbuluar disa detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku bëhet me dije se trupi i viktimës është dekompozuar në një pjesë të madhe, duke e bërë të pamundur identifikimin e kufomës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që mund të kenë çuar në mbytjen e gruas.