Vendosi dy duart në kokë dhe u dorëzua, polici vret 13-vjeçarin me një plumb në zemër!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.04.2021, 18:00

Mbrëmjen e 29 marsit në Çikago u regjistruan disa të shtëna armësh, teksa mbeti i vdekur në vend një 13-vjeçar. Kujtojmë se ishin oficerët e policisë së Çikagos ata që qëlluan për vdekje 13-vjeçarin e identifikuar si Adam Toledo. Ngjarja ishte tejet e frikshme dhe tronditëse, ndërsa këtë të enjte janë publikuar edhe pamjet e ekzekutimit të 13-vjeçarit.

Mësohet se e gjithë ngjarja e rëndë është regjistruar nga kamerat trupore. Imazhet tregojnë një oficer të paidentifikuar i cili vihet në ndjekje të djalit. Nga audio dëgjohet se oficeri është dëgjuar të ketë thënë "Policia! Ndal!” Në këtë moment djali vendos dy duart në kokë, teksa oficeri e qëllon në gjoks. Sipas avokates së familjes, Adeena Weiss-Ortiz, oficerët nuk kanë të drejtë të vrasin një fëmijë i cili është i paarmatosur. Mësohet se Toledo dhe një 21-vjeçar, i identifikuar si Ruben Roman kanë qëlluar me armë në ajër dhe në këtë moment policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pas ardhjes së oficerëve, të rinjtë kanë vrapuar që të shpëtojnë nga arrestimi, por pa sukses pasi Roman u arrestua nën akuzën “Armëmbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit”, teksa 13-vjeçari u qëllua për vdekje. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, kryetarja e bashkisë ka premtuar ndryshim në policinë e vendit, ndërsa ka ngushëlluar familjen, ka deklaruar se policia ka të drejtë të arrestojë dhe jo të vrasë. Pas përcjelljes së trupit të pajetë të 13-vjeçarit, avokatët e familjes Toledo u shprehën se ata po kryejnë hetimet për vdekjen e të ndjerit.

Burimi: abcnews.go.com/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit