Një ngjarje e trishtë është regjistruar në Angli, ku një 21-vjeçare e cila kishte planifikuar të kurorëzohej me partnerin në martesë ndërroi jetë ditën e dasmës. Chloe Askey, 21-vjeçarja u diagnostikua me kancer vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të 21-të në tetor dhe filloi kimioterapinë menjëherë pas diagnozës së saj. Por, pavarësisht terapisë gjendja e saj filloi të përkeqësohej shumë shpejt prandaj familja e saj vendosi që ajo të martohej me "dashurinë e jetës së saj" para se ajo të bëhej akoma më keq.
Chloe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e dasmës, pas një beteje disa mujore me kancerin. Nëna e të dashurit të Chloe ka thënë për mediat e huaja se ajo ishte në gjendje të rëndë ditët e fundit dhe se para 6 javësh kishte bërë një operacion, pas të cilit ishte dobësuar shumë dhe se mjekët e kishin dërguar në shtëpi.
Burimi: www.examinerlive.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA