Ndodh sërish në Kinë! Qielli i Pekinit zverdhet nga re gjigante rëre e pluhuri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2021, 14:45

Qiejt mbi Pekin u kthyen në të verdhë pasi ndotja e ajrit u rrit në nivele të frikshme ndërsa një re gjigande me rërë dhe grimca pluhuri u soll nëpër qytet, e shtyrë nga erërat e forta nga veriu i Kinës. Indeksi i cilësisë së ajrit të Pekinit u rrit në 324 që nga ora 16:00. për shkak të grimcave më të mëdha të rërës dhe pluhurit, sipas autoriteteve komunale. Grimcat kanë origjinën nga Mongolia dhe rajoni kinez i Mongolisë së Brendshme dhe erërat e forta pritet të sjellin ndotje në Kinën qendrore dhe lindore deri të Premten, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Sasia e rërës në ajër ishte më e vogël se ajo gjatë dy stuhive të rërës në Kinë veriore muajin e kaluar, por shpejtësia e erës ishte më e lartë, duke lejuar që moti me pluhur të udhëtonte më shpejt dhe më larg, sipas administratës meteorologjike. Kina zakonisht fajëson shkretëtirën Gobi të Mongolisë për stuhitë e saj vjetore. Delegatët nga rajoni i thatë Gansu thanë muajin e kaluar se mbi gjysma e stuhive të pluhurit që zbresin në Kinë çdo vit vijnë nga jashtë, kryesisht nga jugu i Mongolisë. Pekini ka mbjellë miliona pemë përgjatë kufirit të tij për të bllokuar stuhitë e rërës, pjesë e një projekti të njohur si "Muri i Gjelbër i Madh".

Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit