“Më shohin gruan nga dyqani”/ Nëna e njërit prej të plagosurve tregon si nisi sherri i përgjakshëm në Berat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2021, 12:48

Një konflikt mes dy familjeve ndodhi mbrëmjen e kaluar ku pati edhe të plagosur, e mes tyre ishte edhe një efektiv policie. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre vëllezërit Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e vëllait të tyre Armando Marini. Ditën e sotme Shkëndi Memaj, nëna e Albert Memajt, i cili u konfliktua me katër vëllezërit Marini ka treguar si ka nisur ngjarja. Ajo thotë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dje kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Memaj ka deklaruar konflikti ka nisur për shkak se një prej vëllezërve Marini pretendonte se në dyqan qëndronin njerëz që shikonin nga banesa e tyre duke i ngacmuar gruan.

Ai i kishte thënë se mbani njerëz ju në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia ime, shikojnë gruan time. Allahu na ruajt i thashë a je në terezi apo nuk je. Në fillim shkojnë dy vëllezërit Marini dhe konfliktohen me djalin e kapin prej fyti dhe djali largohet duke hyrë brenda në shtëpi. Ata filluan të gjuanin me gurë në banesën tonë. Nga gurët u plagos nusja e djalit në kokë dhe i them djalit të marri policinë se na vranë. Më pas vjen policia dhe hynë për të ndarë konfliktin duke i ndaluar vëllezërit që po qëllonin me gurë.
Gjatë shoqërimit për në polici të vëllezërve Marini aty kanë kundërshtuar dhe kane tentuar që t'i merrnin dhe armën policit ku ndodhi dhe plagosja e policit. Nusen me djalin erdhi i mori ambulanca sepse kishte shumë rrjedhje gjaku. Ne nuk kemi gjë me komshinjtë ata ishin të pirë prandaj u konfliktuam.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit