Një biznes ka rënë pre e grabitësve gjatë natës në Durrës. Lidhur me grabitjen, policia ka rrestuar vetëm rojen e biznesit. Mësohet se ai akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërkohë grabitësit janë shpallur në kërkim. Policia njofton se roja nuk monitoroi kamerat dhe nuk njoftoi për grabitjen.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç. Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.