Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e dytëtë vaksinës kundër Covid. Lajmi u bë me dije nga burime pranë Kremlinit. Edhe këtë herë Putin ka vendosur që çdo gjë të mbahet sekret dhe është vaksinuar me dyer të mbyllura. Muajin e kaluar më 23 mars Putin mori dozën e parë të vaksinës Covid, ku nuk dha shumë detaje, përveç një fotoje të publikuar nga mediat ruse të presidentit rus me duart në ajër në shenjë fitoreje. "Dua t'ju informoj se tani, para se kam marrë vaksinën e dytë, shpresoj se gjithçka do të jetë mirë"– tha ai gjatë një takimi televiziv të Shoqërisë Gjeografike Ruse.
Burimi: themoscowtimes.com| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania